Ndryshimi i pabesueshëm fizik i Clarence Seedorf në moshën 45 vjeçare: Duket më mirë se kur luante futboll

Futbollisti i dikurshëm holandez, Clarence Seedorf, ka arritur formë fenomenale edhe pas largimit nga futbolli, madje mund të thuhet se tash ka fizik më të mirë se kur ka qenë lojtar aktiv.

 

Ish-ylli i Ajaxit, Real Madridit, Interit dhe Milanit, ka marrë pjesë në evenimentin e organizuar nga Gold’s Gym në Milano, ndërsa me këtë rast i ka demonstruar disa ushtrime që e mbajnë në formë fantastike.

“Më shumë sesa pamja fizike, do të doja që të më kishin zili për atë që kam në kokë, sepse vetëm kjo më lejon t’i bëj të gjitha gjërat që bëj për t’u ndier mirë. Të gjithë, nëse duan, mund të arrijnë rezultate dhe të duken mirë fizikisht”, është shprehur katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve.

Për ish-mesfushorin mosluajtja nuk është arsye për të anashkaluar stërvitjet, edhe pse jo gjithmonë është lehtë që të gjejë motivimin.

Holandezi 45 vjeçar për këtë arsye në mënyrë alternative angazhohet në ushtrimet në plazh dhe në palestër. Veç kësaj, luan tenis, golf, ndërsa me raste merret edhe me boks.

Seedorf është baba i katër fëmijëve (tri vajza dhe një djalë), ndërsa pasi u largua nga futbolli aktiv filloi të angazhohej si trajner. Ai ka drejtuar skuadra, si Milan, Shenzhen, Deportivo La Coruna, dhe ka qenë përzgjedhës i Kamerunit.

(Foto: Leggo.it)

Related posts

Challandes: Fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme

D V

Publikohet një video nga stërvitja e PSG-së, ajo tregon se Mbappe është i vetmuar

D V

Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More