Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Ndryshon ligji i zgjedhjeve/ Kosovë, qeveria e kalon për procedim në kuvend

Prishtinë, 2 prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e së premtes, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtin tani ia procedon kuvendit.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndryshimet në këtë ligj janë në funksion të garantimit të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai tha se me të iu mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat që Kosova ka nëpër botë. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme tani i procedohen Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seancë plenare.

Ndryshimet në ligj, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, do të bëhen me procedurë të përshpejtuar. Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh. Por, më herët shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky ligj nuk është shantazh ndaj partive të tjera, por jetësim i një premtimi elektoral të LVV-së. Partia demokratike e Kosovës, lidhja demokratike e Kosovës dhe aleanca për ardhmërinë e kosovës, e kundërshtuan nismën duke e cilësuar të ngutshme.

LDK-ja, e cila ka thënë se do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit, e ka vlerësuar këtë nismë të LVV-së si “shantazh”. PDK në anën tjetër tha se çështja nuk duhet trajtuar me urgjencë pa patur mundësi që edhe institucione të tjera të japin kontributin e tyre. AAK në anën tjetër nuk e konsideron ligjin një prioritet.

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...