Agjencia Zhurnal.mk

Në 10 ditë 52 aksidente rrugore në Shqipëri

Një 65-vjeçar humbi jetën pasi automjeti tip “Ford” të cilin drejtonte humbi kontrollin duke përfunduar në një kanal. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor të Orikumit.

Paraditen e së hënës dy persona të tjerë mbetën të plagosur në Sarandë dhe Fier. Gushti ka shënuar pothuajse çdo ditë nga 5 aksidente në rrugët e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan vetëm në 10 ditëshin e parë të këtij muaji kanë ndodhur 54 aksidente.  8 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Vetëm 3 ditët e fundit kanë ndodhur 14 aksidente dhe 4 persona kanë humbur jetën.

Për ekspertët e sigurisë rrugore problemi kryesor mbeten drejtuesit e automjeteve.

“Është pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugë që ndodhin këto aksidente. Duhet të bëjnë kujdes si shoferët dhe përdoruesit e tjerë si këmbësorët, çiklistët”.

Sipas Ziçishtit, për shkak të fluksit të automjeteve në zonat turistike, duhet të shtohen mjetet logjistike për të parandaluar aksidentet.

“Duhet të shtohen pajisjet inteligjente. Të kemi sa më shumë radarë që të evidentojmë shpejtësinë”.

Burime për Tv Klan bëjnë me dije se në 8 muaj e parë të këtij viti janë regjistruar 688 aksidente, nga 931 të ndodhura një vit më parë. Për shkak edhe të muajve të karantinës këtë vit regjistrohen 243 aksidente më pak.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...