Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Në 31 Dhjetor, gati 600 shtëpi

Zhurnal Ads

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nuk i ka kursyer komplimentet për opozitarë e rinj që tradhtuan partitë e tyre PD dhe LSI duke i konsideruar një minorancë shumë të përgjegjshme dhe i ka ftuar ata që ta shoqërojnë atë gjatë inspektimeve në godinat që, por rindërtohen pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se kosto e rindërtimit nga tërmeti është përllogaritur në rreth 680 milionë dollarë dhe ky program do të vijojë deri në vitin 2022. Brenda 31 Dhjetorit do të jenë gati 600 banesa individuale në Shijak dhe në Tiranë. Ministri tha se Italia ka 4-10 vjet vonesa për procesin e rindërtimi dhe ka dhënë vetëm kredi të buta dhe jo çelësa në dorë për shtëpi të reja që qytetarët do i kenë prona dhe mund t’i shesin.

Për buxhetin e rindërtimit deri tani janë alokuar 34 miliardë lekë ndërsa vitin tjetër 28 miliardë lekë dhe në vitin 2022 janë caktuar 6 miliardë lekë. Sipas tij, në çadra aktualisht janë 2 mijë e pak familje kanë marrë bonus qira, por kanë refuzuar për shkak të lidhjeve që kanë me tokën apo shtëpi. Deri tani janë paguar 21 894 përfitues ndërsa janë për t’u rindërtuar 167 shkolla. Deputeti Halit Valteri u shpreh se e keqja nuk ka kaluar pasi qytetarët ende po vuajnë pasojat dhe po jetojnë në çadra.

Ndërkohë që më pas deputetët do të votojnë sërish ndryshimet në Kodin Zgjedhor pavarësisht kërkesave nga ndërkombëtarët për pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kodi Zgjedhor/ Dështon gjetja e konsensusit, largohet opozita parlamentare

admin

Ruçi: Vjosa Osmani, një politikane energjike dhe e respektuar. Kosova, UÇK dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit

S.B.

Shqipëri/ Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe…

S.B.

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet Enrik Gjini

S.B.

Yuri Kim thirrje direkt KED: Vlerësoni kandidaturat, Kushtetuesja duhet të ngrihet në dhjetor

admin

Meta viziton bibliotekën e Manastirit të Shën Gjon Pagëzorit: Dhiata e Vjetër e përkthyer nga Kristoforidhi, pararendësja e Alfabetit shqip

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...