Agjencia Zhurnal.mk.

Në shtetin tonë mbërritën edhe 44 afganë

Shkup, 15 shtator – Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot pasdite mbërritën 44 afganë. Ata janë grupi i dytë i qytetarëve afganë të cilët përkohësisht do të qëndrojnë në vendin tonë, ndërsa po evakuohen nga Afganistani pasi talebanët e ndërmorën pushtetin në atë shtet.

Afganët të cilët mbërritën sot pasdite janë aktivistë nga organizata Tirkiz mountejn (Тurquoise Мountаin), ndërsa në mesin e tyre ka edhe anëtarë të familjeve të tyre. Pas zbritjes është paraparë procedura standarde, ndihma nga Kryqi i Kuq, kontrolli i sigurisë dhe mbrojtjes, ndihmë mjekësore, test PCR dhe mundësi për vaksinë.

Siç informojnë nga Qeveria, këta persona përkohësisht do të qëndrojnë në Shkup derisa nuk sigurohet transfer deri në destinacionin e tyre të fundit. Shpenzimet edhe për këtë grup do të mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare.

Tirkiz mountejn është organizatë e themeluar në vitin 2006 nga princi Çarlls me misionin human e cila gjatë viteve të kaluara kishte aktivitete të saja të suksesshme në Afganistan. Siç informojnë nga Qeveria, kjo organizatë restauroi më shumë se 150 objekte historike, trajtoi rreth 165 mijë pacientë në klinikën në Kabul, hapi dhe mbështeti më shumë se 50 biznese të vogla në Afganistan, Mjanmar dhe aktivitete të tjera.

“Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në aksionin global humanitar i cili ka për qëllim që t’iu ndihmojë qytetarëve të Afganistanit të cilët gjatë periudhës së kaluar punonin në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes”, thonë nga Qeveria.

Grupi i parë i 149 afganëve në vend mbërritën më 31 gusht, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Bëhet fjalë për afganë të cilët kanë punuar për organizata ndërkombëtare dhe familjet e tyre.

Претседателот Стево Пендаровски во посета на тетовската болница

Posted by MИА.mk on Thursday, September 9, 2021

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy