Agjencia Zhurnal.mk

Në afatin e parë në shkollat e mesme regjistrohen 11.826 nxënës, shumica zgjedhin arsimin profesional

Shkup, 19 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot pasdite kumtoi se pas paraqitjes së parë për regjistrim në shkollat e mesme janë regjistruar 11.826 nxënës, prej të cilëve 9.061 për mësim në gjuhën maqedonase, 2.604 për mësim në gjuhën shqipe, 130 nxënës për mësim në gjuhën turke dhe 31 përsëritës.

Gjithsej janë paraqitur 16.676 nxënës, prej të cilëve 11.636 për mësim në gjuhën maqedonase, 4.707 në gjuhën shqipe, 302 në gjuhën turke dhe 31 përsëritës. Për përfshirjen e plotë të të gjithë nxënësve që e kanë përfunduar arsimin fillor në vitin shkollor 2018/2019, me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2019/2020 është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, edhe atë: 24.581 vende për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 354 në gjuhën serbe, respektivisht gjithsej 35.690 vende nxënësish në të gjitha shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve kryhet në një afat regjistrimi me 3 paraqitje, dy paraqitje në muajin qershor dhe një paraqitje në muajin korrik.Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve u realizua më 17 dhe 18 qershor të vitit 2019, ndërsa rang listat me rezultatet e regjistrimin dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 19 qershor 2019.

Testimi kualifikues do të realizohet më 21 qershor 2019 në SHMQSH “Orce Nikollov” në Shkup (për arsimin gjimnaz me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMQSH “D-r Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMK “Dimitar Vllahov” – Strumicë (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase) dhe në shkollat e mesme në të cilat do të realizohen plan-programet mësimore për arsim arti. Shkollat, në të cilat do të realizohet testimi kualifikues, rang-listat përfundimtare do t’i publikojnë më 21 qershor të vitit 2019.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...