Në Angli po bëhet thirrje për ndalimin e aplikacioneve AI që krijojnë “imazhe seksuale të fëmijëve”

nga D. V.

Komisionerja për Fëmijët në Angli, Dame Rachel de Souza, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale që krijojnë imazhe seksuale të rreme (“deepfake”) të fëmijëve.

Një raport i ri tregon se vajzat adoleshente ndihen gjithnjë e më shumë të frikësuara për të postuar foto online, nga frika se mund të manipulohen në mënyrë digjitale.

Megjithëse krijimi i imazheve eksplicite të fëmijëve është i paligjshëm, vetë aplikacionet që mundësojnë këtë veprim mbeten të ligjshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe De Souza paralajmëroi se kjo teknologji po nxit një kulturë të rrezikshme mizogjinie dhe abuzimi, dhe kërkoi nga qeveria miratimin e një ligji të ri për AI që rregullon përdorimin e këtyre mjeteve dhe njeh abuzimin seksual me deepfake si një formë dhune ndaj grave dhe vajzave.

Aktivistët po kërkojnë masa më të forta mbrojtjeje në kuadër të Aktit për Sigurinë Online, ndërsa shqetësimet për ndikimin psikologjik tek të rinjtë po shtohen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se krijimi ose shpërndarja e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve të gjeneruara nga AI është “e neveritshme dhe e paligjshme” dhe se janë futur dispozita të reja ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More