Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi 270 votat e nevojshme për të siguruar presidencën.
Por me tre shtete që ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.
Rreth 93 për qind e votave janë numëruar në shtetin e Nevadës (gjashtë vota kolegji elektorale) dhe 70 për qind në Arizona (11 vota), një tjetër shtet i pavendosur. Nëse i fiton këto dy, Trump do të ketë siguruar të shtatë shtetet e pavendosura.