Agjencia Zhurnal.mk

Në austostradën Kumanovë-KK Tabanocë zbulohen 10 migrantë, arrestohet një person nga Shtipi

Në autostradën Kumanovë – Kalimi kufitar “Tabanocë”, zyrtarë policorë nga Staicioni policor-Sopot në datën 27.06.2020 në orën 19.45 e kanë arrestuar F.Sh.(36) nga Shtipi, i dyshuar se ka kryer veprën penale “trafikim me migrantë”.

Nga MPB sqarojnë se gjatë tentimit të ndalojnë automjetin e udhëtimit “Audi A6”, me targa të Manastirit, i drejtuar nga i denoncuari, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

-Pas një kohe të shkurtër F.Sh. është privuar nga liria, ndërsa në afërsi të hekurrudhës, në vendin e quajtur “Çiflik”, janë vërrejtur 10 persona-migrantë. Prej tyre shtatë kanë ikur, ndërsa janë kapur M.Xh.(23) nga Banglladeshi, A.A.(30) nga Jemeni dhe M.A.(29) nga Siria, të cilët më pas janë vendosur në Qendrën Transitore Tabanocë, derisa F.Sh. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedur të mëtutjeshme, theksohet në raportin e MPB-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!