Agjencia Zhurnal.mk

Në barake pas tërmetit, familja Tema kërkon ndihmën e shtetit për një strehë

Lavdrim Tema, shtëpia e të cilit ka dalë e pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit e ka lënë atë në qiell të hapur. I detyruar të mbrojë familjen ka ndërtuar një barake që nuk plotëson as kushtet minimale dhe kërkon ndihmë nga shteti ta ndihmojë me rindërtimin e shtëpisë.

Që pas 26 nëntorit shtëpia e Lavdrim Temës në fshatin Gjoricaj të Ishmit ka dalë e pabanueshme. Mundi dhe djersa e gjithë jetës u shembën në pak minuta.

“E gjithë jeta ime këtu është, nuk kam shtëpi tjetër më. Për këtë shtëpi kam punuar gjithë jetën.”

50-vjeçari nuk ka marrë asgjë nga shteti.

“Na kanë sjellë ca letra dhe nuk ka pyetur kush më.”

Për ti mbijetuar acarit të dimrit ndërtoi një barake.

“Kam bërë një barake me dërrasa, edhe aty nxehtësi e madhe, plasëm vape.”

Thotë se ka frikë se mos gjarpërinjtë i futen në kasolle.

“E kam gjetur gjarprin te dhoma ku flej.”

Temperaturat e larta ja kanë vështirësuar më tepër jetesën, ndërsa kërkon ndihmë për rindërtimin e shtëpisë pasi vetë është i pafuqishëm.

Lavdrimi jeton sëbashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët në këtë barake me shpresën që shteti do ti shohë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!