Vëllai më i vogël i Vojin Mijatoviqit, nënkryetar i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministër federal, është vrarë sot në orët e pasdites në Beograd.
Këtë e ka publikuar portali “Dnevni avaza”, duke iu referuar burimeve të tij.
Sipas informacioneve të tyre, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh, të cilët, sipas informacioneve të disponueshme, më pas kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë.
Sulmi ka ndodhur në Karaburmë, rreth orës 15:10. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar të dyshuarin. Hetimi është në vazhdim dhe ministri Mijatoviq është nisur për në Beograd.