Në Berovë më ftohtë -6, në Kodër të Diellit më së shumti borë 47 centimetra

nga D V

Shkup, 23 janar – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë ku janë matur -6 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Ohër dhe Veles me 2 gradë.

Sipas DPHM, -4 gradë celsius janë matur në Kodër të Diellit, -3 Manastir, Prilep, Strumicë, -2 Llazaropolë, Vinicë, Tetovë, -1 Kriva Pallankë, 0 Kavadar, Krushevë, Kumanovë, Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid, Gjevgjeli, ndërsa 1 gradë celsius në Demir Kapi, Shtip, Hanet e Mavrovës, Pretor, Dibër.

Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, ku herët në mëngjes lartësia e shtresës së borës ishte 47 centimetra, në Hanet e Mavrovës ishin matur 38, në Krushevë 20, në Manastir 13, në Tetovë 5, në Berovë 2 dhe një centimetër në Shtip.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli kryesisht në pjesët lindore dhe me erë të lehtë jugperëndimore. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta e cila gjatë ditës pjesërisht do të ulet.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 6 deri 14 gradë, ndërsa në lugina me mjegull temperatura e ditës do të arrijë vetëm disa gradë nën zeron.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës e cila në mes të ditës do të ulet. Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More