Shkup, 14 prill – Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur 3 gradë Celsius, më ngrohtë është në Demir Kapi me 12 gradë, informojnë nga DPHM-ja.
Në Llazaropole janë matur 5 gradë, 6 në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Kodra e Diellit, 7 në Strumicë, Hanet e Mavrovës, 8 në Kavadar dhe Gjevgjeli, 9 në Ohër, Pretor, Vinicë, 10 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Manastir, Prilep, Veles, Shtip dhe 11 gradë në Shkup- Petrovec.
Në 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit në Kodrën e Diellit ka rënë tre litra për metër katror, 1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Krushevë dhe Topollçan.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor e cila në disa vende përgjatë Vardarit do të përforcohet.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë Celsius.