Në datën 10.01.2021 në orën 12.30 në Kalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” nëpunësit policorë kanë privuar nga liria P.P.(36) nga f.Saraqinë, Tetovë, sepse gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se gjendet në regjistrin me masën “Arresto” me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë. I njejti është dorëzuar tek nëpunësit policorë të SPB-Shkup për procedim të mëtutjeshëm.
Në po të njejtën ditë në orën 12.40 në Kalimin kufitar “Bllacë e Poshtme nëpunësit policorë kanë privuar nga liria J.N.(33) nga fshati Brezë, Shkup, sepse gjatë kontrollit të kryer kufitar është konstatuar se gjendet në regjistrin me masën “Arresto” me urdhë të Gjykatës Themelore Shkup. I nejti është dorëzuar tek nëpunësit policorë të SPB-Shkup për procedim të mëtutjeshëm.