Një restorant në kryeqytetin kolumbian Bogota po ofron një hamburger të mbështjellë prej 24 karatë ar. Çmimi i këtij hamburger është 60 dollarë.
Në mes të bukës brioche ka patate, mish viçi, proshutë të karamelizuar krokante, qepë krokante, djathë dhe në fund pesë copa gjethe ari ushqimore.
Çdo fletë është e trashë 0.015 milimetra.
Pronarja e restorantit kolumbian, Toro McCoy, thotë se ajo ishte frymëzuar nga restorantet në Turqi, ku ata shërbyen një hamburger të ngjashëm.
Ajo shpreson të sjellë përvoja të reja të kuzhinës në darkat kolumbiane sidomos tani kur janë të kufizuar në udhëtime, për shkak të pandemisë.