Agjencia Zhurnal.mk

Në brigjet e Marokut përmbytet gomonia me emigrantë, 22 të vdekur

Një gomone me emigrantë të parregullt që përpiqeshin të kalonin nga Maroku në Spanjë është mbytur në Detin Albor ku si pasojë kanë humbur jetën 22 persona, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median spanjolle, gomonia me emigrantët e parregullt është mbytur në Detin Albor që ndodhet mes brigjeve të Marokut dhe pjesës jugore të Spanjës.

Në gomonen e cila ishte nisur ditën e martë nga brigjet e qytetit Alhucemas të Marokut ndodheshin 49 emigrantë të parregullt, ku 27 prej tyre janë shpëtuar nga anija e cila kryen udhëtimin Nador-Motril.

Ndërsa në anën tjetër njoftohet se nga 27 emigrantët e parregullt që janë shpëtuar 6 prej tyre kanë qenë në gjendje të keqe shëndetësore të cilët janë dërguar me helikopter në spitalin në qytetin Almeria, ndërsa emigrantët e tjerë janë dërguar me anije në portin Motril.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...