Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri Zaev tha se Bullgaria nuk po ua konteston maqedonasve të drejtën e vetë-përcaktimit dhe se është optimist se kontesti do të zgjidhet duke sqaruar me mençuri historinë e përbashkët. Në intervistë për BGNES, gjatë së cilës Zaev herë pas here përdorte edhe fjalë bullgare, tha se në dy vendet ka rajone që flasin gjuhë të njëjtë.

“E shihni flas në gjuhën maqedonase, më kuptoni në Bullgari. Kur ju flisni bullgarisht, ne ju kuptojmë. Për më tepër, jam nga Strumica, ne, banorët e Strumicës dhe Petriçit kemi dialekt të njëjtë, të njëjtën gjuhë e flasim?”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ai madje tha se është koha të flitet për faktet historike, në frymën e miqësisë së mirë, të cilën sipas Zaevit, vendi e ka më parësore sesa integrimin në BE.

“Kemi ndërruar dhjetëra tabela në shtet ku shkruante “Okupatori fashist bullgarë”. Nuk është kështu. Bullgaria nuk është fazhizëm. Bullgaria është miku ynë. (Pse kur flisni me Merkelin thoni se ishte fashiste?) Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë ka pasur administratë në fillim, pastaj Bullgaria është tërhequr mbrapa bashkë me anti-fashizmin, ka luftuar për lirinë, për demokracinë dhe absolutisht është pjesë e frontit anti-fashist”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Filipçe: Mjekët do të mund të operojnë edhe në spitale publike edhe në ato private

E.E.

Kryeparlamentari Xhaferi pret në takim kryeministrin kosovar, Hoti

admin

Maqedoni, mbyllen pesë objekte hotelerike për këtë javë, dy prej tyre gjatë natës së vitit të ri

Z H

Dimitrov në Francë: Maqedonia e Veriut i përket Evropës, jo vetëm gjeografikisht

admin

Policia zbulon 50 kg drogë në fshatrat e Negotinës, në aksion ka të arrestuar

T E

Jahoski i infektuar me Covid 19, shtrohet në spital

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...