Agjencia Zhurnal.mk

Në burgje zbatohen masa të posaçme, ndalohen vizitat dhe daljet për fundjavë

Shkup, 12 mars – Koronavirusi e shtyu seancën gjyqësore për rastin “TNT” sepse njëra prej të akuzuarve ka informuar se duhet të qëndrojë në shtëpinë e saj, pasi bashkëshorti i saj ka qenë në kontakt me njerëz të cilët tashmë janë në izolim për shkak të koronavrusit.

Nga Gjykata bëjnë me dije se do t’i kontrollojnë të gjitha informacionet dhe në qoftë se konfirmohet se bëhet fjalë për zvarritje të paautorizuar të procedurës, do të ndërmerren masa adekuate.

Prej atje shtojnë se në Gjykatë po respektohen rekomandimet për parandalim të përhapjes së virusit. Masat që i solli Qeveria po zbatohen edhe nëpër burgjet e Maqedonisë.

Janë ndaluar të gjitha vizitat, kurse të burgosurit janë nën masa të veçanta dhe nuk mund të dalin për fundjavë. Hyjnë vetëm paketat e ushqimit të gatuar, kurse janë vendosur edhe mjete për dezinfektim.

Nuk ka asnjë të burgosur me simptoma, e as rast të konfirmuar me koronavirus, pohon për TV21 drejtori i burgut “Idrizovë”, Bobi Mojsovski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...