Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, ka pranuar donacion nga OJQ “Help Kosovo”, makinë për prodhimin e qeseve të mbeturinave.

“Me fillimin e prodhimit të qeseve për mbeturina nga të burgosurit , përveçse synohet rehabilitimi edhe risocializimi i tyre, synohet edhe ulja e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu edhe rritja e nivelit të higjienës dhe pastërtisë brenda institucioneve korrektuese.

Vetëm në kontingjentin e parë janë prodhuar 120.000 copë qese të mbeturinave, ku rrjedhimisht është kursyer buxheti i SHKK-së për 5000 euro.

Puna është duke u kryer nga të burgosurit e BSL-së, ndërsa është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së. Në punë janë të angazhuar rreth pesë të burgosur, e që gradualisht në vitin e ardhshëm synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve”, thuhet në njoftimin për media.

Aktualisht në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke funksionuar tri punëtori, në të cilat bëhet prodhimi i letrës higjienike, prodhimi i qeseve të mbeturinave, si dhe zdrukthëtaria. Në këto punëtori janë të angazhuar mbi njëzet të burgosur, ndërsa produktet e prodhuara do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka për qellim që me anë të Njësisë Ekonomike të angazhoj të burgosurit në punë dhe aktivitete të ndryshme, po ashtu me anë të punës së organizuar në instuicione korrektuese synohet në një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovë mbetet i përkushtuar që në të ardhmen të vazhdoi bashkëpunimin me donatorë edhe për projekte tjera.

Postime të ngjashme

Haxhiu flet për postet: Kurti do të jetë kryeministër

T E

Zgjedhjet 2021, diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

T E

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

T E

Osmani takohet me Lajçakun nesër

T E

Osmani dhe ambasadori turk flasin për krijimin e institucioneve të reja

S.B.

Drecun: Lajçaku po përpiqet të bjerë dakord për vazhdimin e dialogut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...