Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në buxhetin e vitit 2021, Qeveria fut edhe ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Zhurnal Ads

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Qeveria e ka futur në buxhet edhe projektimin e Autostradës së Dukagjinit.

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tregoi edhe për kapitalet që janë shtuar, transmeton Telegrafi.

“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan- Gjakovë”, tha ai.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami pohoi se buxheti i përgatitur është gjithëpërfshirës, transmeton Telegrafi.

“Kemi përgatit një buxhet gjithëpërfshirës, jemi duke u përballur me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Situata pandemike ka imponuar që të marrim masa agresive, ashtu që këtë sfidë ta kalojmë me sukses. Ky dokument reflekton synimet kyçe të Qeverisë, që janë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike. Për secilën kategori do të ketë mjete të mjaftueshme. 6.7 përqind pritet të tkurret ekonomia këtë vit si pasojë e pandemisë. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti”, tha ajo.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Policia dënon 692 qytetarë për mos respektim të masave antiCOVID-19

S.B.

Aliu: Nuk e kemi me LDK-në, por Driton Selmanajn shkarkojeni

D XH

Haradinaj-Stublla raporton në komisionin për Integrime Evropiane

admin

Hoti para FSK-së: UÇK ka bërë luftë të drejtë për liri

S.B.

Gjendja e rëndë në Klinikën Infektive, shqetësuese numri i madh stafit të infektuar

admin

Tre ish-ushtarë të UÇK-së para Speciales, paralajmërohen bastisje e arrestime të reja

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...