Në Çair 80% e shkollave janë të sigurta në rast zjarri

nga Xh M

Shkup, 25 mars – Shkollat dhe çerdhet e Çairit janë të sigurta në rast të zjarri. Inspektorët komunalë janë në terren dhe në 80 % të shkollave të inspektuara është konstatuar se janë të pajisura me plane për evakuim, me elaborate, aparate kundër zjarrit dhe hidrantë.

Në shkollën fillore “Liria”, zjarrfikësit sot ishin duke kontrolluar se a janë funksionalë hidrantët dhe pajisjet e tjera kundër zjarrit në këtë shkollë.

“Aparatet për shuarjen e zjarrit dhe hidrantët janë të gjitha në rregull, ka disa mangësi të vogla ku në hidrantët në shkollë në disa raste mungojnë ndalesat e hidrantëve nga fëmijët por përndryshe nuk ka asnjë problem, deri tani i kemi rregulluar, i kemi inspektuar shkollat dhe janë të gatshme që të mund të parandalojnë ndonjë zjarr apo fatkeqësi tjetër”, tha Artan Demiri – Kryetar i shoqatës së zjarrfikësve vullnetar Çair.

Sipas Ferid Baftija, përgjegjësit për arsim në Komunën e Çairit, deri tani janë kontrolluar 80% e shkollave dhe çerdheve në këtë komunë.

“80% e shkollave dhe çerdheve kanë kaluar në inspektim dhe kemi verifikuar se të gjitha këto shkolla janë të pajisura me plane për evakuim, me elaborate, aparate kundër zjarrit dhe hidrantë, pra janë të përgatitura për ndonjë fatkeqësi kundër zjarrit që urojmë të mos ndodhë”, u shpreh Ferdi Baftija – Përgjegjës për arsim në Komunën e Çairit.

Nga komuna e Çairit thonë se kontrollet të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More