Shkup, 10 janar – Zhurnal.mk – Gjobat për vozitje të shpejtë, alkool dhe parakalim nuk janë ulur. Gjobat për personat fizik mund të jenë më të mëdha se 250 euro, nëse shkelja e rrezikon jetën e qytetarëve, informon Zhurnal.
Shërbimet policore mund t’u largojnë tërësisht nga komunikacioni dhe përkohësisht t’ua konfiskojnë veturën, por jo më tepër se tre ditë pune. Nëse konfirmohet parregullsi teknike të veturës si përshembull shkaktim i zhurmës apo në rast të veturës së paregjistruar, vetura konfiskohet në kohëzgjatje prej 90 ditëve.
Parlamenti para vitit të ri e solli ligjin e ri për siguri në komunikacion, sipas të cilës, policia do të mundet në mes të autostradës apo kudo në komunikacion, t’ua heqë tërësisht targat dhe t’ua konfiskojë veturën nëse konfirmohet se nuk është në gjendje të mirë teknike.
Nga komunikacioni do të largohen edhe ata që i kanë veturat e paregjisturara, ata që nuk kanë fare leje për vozitje si dhe ata që vozitin në gjendje të dehur, të përgjumur, të lodhur apo të droguar.//Zhurnal.mk