Agjencia Zhurnal.mk

Në cilësinë e psikiatres nëna e Rita Orës, Vera jep këshilla për shmangien e panikut për coronavirus

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, vendosi që të mërkurën të publikojë një video në rrjetet sociale, për të ndërgjegjësuar ndjekësit e saj lidhur me temën më aktuale të momentin, Virusin Covid-19.

Në cilësinë e një doktoreshe, më saktësisht psikiatres, Sahatçiu-Ora jep këshilla se si nuk duhet krijuar panik në situata të tilla, pasi virusi në fjalë është i tejkalueshëm.

“Të dashur miq, ju lutem të keni kujdes në ruajtjen e shëndetit tuaj, kryesorja është t’i lani duart, sepse virusi kërkon rrugën të hyjë prej gojës, hundës dhe syve. Pra, qëndroni jashtë vendeve ku janë njerëzit e sëmurë dhe mos e prekni fytyrën kur jeni jashtë, lani duart me rregullat dhe mos bëni panik deri sa ta kemi situatën nën kontroll deri sa çdo gjë të jetë në rregull”, thotë Vera përgjatë videos.

Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, edhe Rita Ora u kujdes që të publikojë për ndjekësit e saj këshilla për preventimin e infektimi me coronavirus.

“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, shkroi Rita në InstaStory.

E ëma e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, është një psikiatre e cila punon për NHS në Londër, në atë që njihet si Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, i financuar publikisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe që tash e dy muaj e ka zhvendosur aktivitetin në këshillim dhe mjekim të prekurve me Covid-19. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...