Shkup, 21 dhjetor, zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj për shkak komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 497 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, kishte gjithsej 15 pranime në klinikat interne dhe një pacient u hospitalizua në Klinikën e Nefrologjisë, tre në Institutin e TBC-së, tre pacientë në Klinikën e Dermatovenereologjisë. Gjashtë pacientë të rinj u pranuan në ORL dhe dy në Klinikën e syve.
Në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur gjashtë pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar nëntë të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 13 pacientë të shëruar.