Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Covid – qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 41 pacientë, gjithsej trajtohen 438 persona

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të kaluara në Kovid – qendrat në Shkup janë hospitalizuar 41 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 438 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur 17 pranime, dhe atë tetë pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre në Kovid – qendrat në Klinikën për neurologji, pesë pacientë janë pranuar në Klinikën për nefrologji dhe një i sëmurë në Klinikën për dermatovenerologji. Në Kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 10 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 14 persona.

Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar 33 pacientë të shëruar. Për momentin, në Kovid – qendrën e Klinikës dermatologjike trajtohen 23 pacientë, në Klinikën për neurologji ka 35 të sëmurë, ndërsa në Insitutin për TBC janë pranuar gjithsej 55 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 25 persona, ndërsa në Kovid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë vendosur 25 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive trajtohen 159 pacientë, derisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, ka 37 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 27 të moshuar.

Gjithsej 438 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri ora 8 ka pasur deri 15 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet e sapohapura infektive posedojnë furnizim të oksigjenit, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Pendarovski dhe Zaev i hedhin poshtë akuzat e Sofjes zyrtare

T E

Qeveria miraton emrat e ri të rrugëve të Shkupit

T E

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Z H

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Z H

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

R Zh

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...