Në Dellçevë 850 votues kanë votuar deri në orën 9:00

nga Redaksia

Dellçevë, 8 maj – Në Dellçevë deri në orën 9:00 nga gjithsej 14.515 votues të evidentuar për rrethine  dytë të zgjedhjeve presidenciale votuan 850 votues. Siç informuan nga KKZ Dellçevë, numri është i ngjashëm edhe për zgjedhjet parlamentare në të cilat të drejtën e votës, nga 14.569 qytetarë deri në orën 9 e realizuan 852 votues.

“Ndodhemi në vendvotimin 573 ku kemi gjithsej 652 votues për zgjedhjet presidenciale dhe 655 për zgjedhjet parlamentare. Në këtë vendvotim deri në orën 9 kanë dalë 42 votues”, theksoi Zvonko Atanasovski, përfaqësues i vendvotimit 573.

E ngjashme është dalja edhe në vendvotimet e tjera.

“Ky është vendvotimi 576. Nga gjithsej 539 votues deri në orën 9 dalja në këtë vendvotim është 5,5 për qind”, theksoi Biljana Petrovska, anëtare e këshillit zgjedhor.

Në Dellçevë votimi në 36 vendvotime deri në orën 9 po zhvillohet pa kurfarë probleme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More