Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në Dibër nuk filloi vaksinimi, mjekët amë kanë problem me sistemin

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Vaksinimi i planifikuar për personat mbi moshën 77 vjeçare sot në Dibër nuk ka filluar përshkak një problemi që është shkaktuar në sistemin për udhëzim dhe paraqitje, informon Zhurnal.

Sipas drejtorit të spitalit të përgjithshëm, Baki Alili, në shërbimin ku duhej të fillojë imunizimi kundër Covid 19, gjithçka ka qenë gati për fillim, por problemi është shkaktuar me mjekët amë dhe paraqitja, gjë që vet e konfirmojnë mjekët amë.

“Problemi u paraqit me sistemin për mënyrën e paraqitjes dhe udhëzimin e personave që u paraqitën përmes rrugës elektronike apo mjekëve të tyre amë, ndërsa janë mbi 77 vjeç. Ky problem tani më ka përfunduar dhe tani i presim paraqitjet e nevojshme për këtë”, tha Afrim Maqeralla.

Në Dibër më 30 mars arritën 88 doza nga vaksina “AstraZeneca” me të cilat do të përfshihen personat nga Dibra dhe Qendër Zhupë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

PDSH: Driton Ibishi zgjidhet kryetar i degës së Tetovës

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 85 shoferë në Ohër dhe Strugë

Dafina Vidishiqi

Bexheti: Përfundon bekatonizimi i 2 rrugëve në vendbanimin Kondovë

Dafina Vidishiqi

Në Tabanoc pritet deri në 40 minuta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...