Në Dibër sonte do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave, bletarët t’i mbrojnë bletët

nga Xh M

Dibër, 22 maj – Komuna e Dibrës njoftoi se prej sonte do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave në zonën e Komunës.

“Kjo bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, e në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës së Dibrës për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e komunës, si masë e përgjithshme kundër epidemisë”, shtojnë nga Komuna.

Spërkatja do të kryhet nga ekipe të Kompanisë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS SHPKNJK eksport-import Kavadar, të cilët do të kryejnë dezinfektim teristik nga toka për të shkatërruar mushkonjat.

Do të përfshihen sipërfaqet e gjelbra në komunë, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë dhe brezi kufitar, vendbanimi urban i Dibrës, si dhe lokalitetet tjera të parapara në plan dhe program.

Për shkak të kësaj, luten bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve.

Në rast të paraqitjes së kushteve jo të volitshme të motit, si era, shiu, dezinfektimi shtyhet për ditën e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More