Në Dibër zvogëlohet numri i pacientëve të hospitalizuar me Kovid-19

Dibër, 20 shtator – Po zvogëlohet numri i të sapoinfektuarve me Kovid-19, në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, ndërsa me atë edhe i të hospitalizuarve në spitalin e Dibrës.

“Për momentin në institucionin tonë janë hospitalizuar 12 pacientë me kovid, prej tyre pesë janë në mbështetje të oksigjenit. Paraprakisht kapacitetet e spitalit ishin të mbushura, me më shumë se 40 të hospitalizuar. Është zvogëluar edhe numri i atyre të cilët trajtohen në ambulancë, ditëve të fundit  mesatarisht nga shtatë,  kundrejt ditëve paraprake kur kishin edhe nga 30. Për fat të keq në 24 orëshin e fundit si pasojë e virusit të rrezikshëm vdiq një banor nga komuna e Qendrës së Zhupës”, deklaroi për MIA-n, Baki Alili drejtor i spitalit.

Në këtë rajon, këtë muaj janë regjistruar 103 të sapoinfektuar, në listën e të shëruarve janë 103 persona, ndërsa kanë vdekur 10.

Në ndërkohë, sipas Alilit, pa ndërprerë zhvillohet procesi i imunizimit, që realizohet në spitalin modular, e cila funksionon si pikë vaksinuese.

“Në bazë ditore, mesatarisht aplikohen rreth 200 vaksina, kryesisht për rivaksinim. Dozën e parë deri tani e kanë marrë rreth tetë mijë persona, ndërsa me dy doza janë përfshirë rreth gjashtë mijë”, potencoi Alili.

Shton se disponojnë me sasi të mjaftueshme të vaksinave nga Fajzer, Astra Zeneka dhe Sinofarm dhe e përsërit apelin deri te qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar, sa më shpejtë të vaksinohen, sepse “kjo është mbrojtja e vetme nga armiku i paparë”, ndërsa  edhe nëse infektohen  sëmundjen e kalojnë me formë më të lehtë.  

Related posts

MSH: Vaksina kundër Covid-19 nuk është e detyrueshme për studentët

D V

MF filloi me zbatim konkret të rekomandimeve të përbashkëta nga Dialogu ekonomik dhe financiar me BE-në lidhur me PRE

D V

Xhaferi nuk do të pranojë propozimin e Mickoskit për shkarkimin e Filipçes dhe Hasanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More