Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Në disa komuna sot nis procesi i vaksinimit antiCOVID-19

Disa komuna në vend për sot kanë paralajmëruar nisjen e procesit të vaksinimit antiCOVID-19 për personelin shëndetësor.

Gjilani, Gjakova e Peja kanë njoftuar se vaksinimi antiCOVID-19 i personelit shëndetësor do të nisë sot.

Në njoftimin për media të komunës së Gjakovës thuhet se procesi i vaksinimit do të nisë rreth orës 08:00 dhe atë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati”.

Vaksinimi do të fillojë sot edhe për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, raporton Telegrafi.

Në ditën e parë do të vaksinohen personeli i reparteve të Infektives, Pulomologjisë, Internos, Emergjencës dhe Anastezionit për të vazhduar me repartet tjera në ditët tjera.

Në njoftim thuhet se deri më tani si pasojë e përballjes direkt me COVID-19 janë të infektuar 196 anëtarë të personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe atë 46 mjek specialist, 109 infermierë dhe 41 nga stafi administrative dhe teknik.

Fatkeqësisht dy nga të infektuarit, një mjek dhe një infermiere nuk e kanë fituar betejën me COVID dhe kanë humbur jetën.

Edhe komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot do të nisë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.

Para nisjes së vaksinimit, mbledhje do të mbajë Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili mbahet me fillim në ora 10:00, te Qendra e Studentëve.

Pas takimit, kryetari i komunës, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë për media, për të vazhduar më pas me procesin e vaksinimit.

Postime të ngjashme

Riaktualizohet çështja e bartjes së shamisë në shkolla

Dafina Vidishiqi

Personat e dënuar në tri vitet e fundit nuk mund të kandidojnë as në zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Vaksinohen Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Dafina Vidishiqi

Lekaj: Qeverisë Kurti nuk po i intereson qytetari

Dafina Vidishiqi

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Dafina Vidishiqi

Hidhet një pako në drejtim të qendrës së paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...