Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Në ditëlindjen e 30-të, Rita Ora me fotosesion të mrekullueshëm dhe provokues për ‘Numero Berlin’

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ditën e sotme (e enjte) kremton ditëlindjen e 30-të.

Ajo me këtë rast ka pozuar për revistën e famshme ‘Numero Berlin’, për të cilin ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm.

Fotografitë tashmë i ka ndarë në rrjetet sociale, ndërsa në secilën paraqitje vjen e veçantë dhe me plot stil.

“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër.
Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo.

Duke mos lënë anash as bashkëpuntorët, Rita në hapësirën për komente pranoi urime të shumta nga miqtë dhe fansat e saj.

Rita përgjatë kësaj kohe në tregun ndërkombëtar, ka arritur të korrë suksese të mëdha duke u shndërruar në një nga artistet më me ndikim në botë.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...