Në ditëlindjen e vajzës së tij, Fero prek me postimin emocionues: Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, babi po vjen për ty

nga D. V.

Në ditëlindjen e vajzës së tij, Ninës, reperi i njohur Fero ka ndarë me ndjekësit një postim emocional, në të cilin pretendon se nuk e ka parë të bijën prej tetë muajsh.

Prej kohësh, thirrjet e Feros për të takuar vajzën e tij kanë qenë të vazhdueshme, duke gjetur jehonë të gjerë në rrjetet sociale dhe media.

Reperi e ka shprehur këtë edhe në një nga projektet e fundit muzikore. Në tekstin e këngës, ai deklaron se nuk e ka parë vajzën për tetë muaj, ndërsa i drejtohet në mënyrë indirekte ish-partneres dhe avokates së saj.

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk. Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë”.

Krahas ndjenjave personale, reperi  u ka bërë edhe një thirrje të drejtpërdrejtë institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që ato të marrin përgjegjësinë dhe të ndërhyjnë në këtë çështje që ai e konsideron padrejtësi.

“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More