Shqipëri

Në ditën e pestë të grevës së urisë, një nga naftëtarët dërgohet në spital

Zhurnal Ads

Në ditën e pestë të grevës së urisë, një prej naftëtarëve të Ballshit është dërguar me urgjencë në spital.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar që prej ditës së djeshme por ai kishte refuzuar të merrte ndihmën mjekësore.

Prej ditës së hënë naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në grevë urie dhe thonë se nuk do të dalin prej saj deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një prej tyre është shprehur për Abc News se disa prej grevistëve kanë filluar të shfaqin simptoma të problemeve shëndetësore.

“Punëtorët janë shumë të lodhur. Kanë filluar të kenë marrje mendsh dhe rritje tensioni. Ata kanë edhe probleme me shëndetin për shkak të punës që bëjnë. Ne jemi shumë të vendosur për arsye që ju i dini. Institucioni i parë shtetëror që duhej të shqetësohej për ne ishte ministria e Shëndetësisë.

Ata u kujtuan shumë vonë pasi dolëm në median tuaj. Erdhën ditën e katër dhe ne i refuzuam. Kushtet nuk janë të favorshme por ne jemi të vendosur që deri në plotësimin e kërkesave tona ne nuk dalim që këtej”, tha ai.

Naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura prej vitit 2016. Në një intervistë në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes, ekonomisti Gjergj Buxhuku u shpreh se situata e krijuar me kompaninë “Armo” ka ardhur për shkak të faktit se fimrat që kanë ndërhyrë në aktivtetin e saj kanë qenë kompani offshore.  Ai shtoi se humbjet nga sektori i naftës vitet e fundit e kalojnë shifrën 10 miliardë dollarë./ Opinion.al

Postime të ngjashme

Për 60 vendet hetues në BKH, aplikojnë 500 kandidatë, mbyllet procesi

admin

Mediat greke: ‘Me karotën e integrimit’ diplomacia greke i bëri presion Tiranës për ta dërguar detin në Hagë

admin

“Moment kritik”/ Meta: Jetike të shtohet masivisht numri i testimeve

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...