Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

Prokuroria e Përgjithshme e Izraelit ka pranuar një numër të madh kërkesash për ta rishikuar iniciativën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për t’u dhuruar vaksina anti-COVID disa shteteve mike.

Kjo pasi që është vënë në pikëpyetje ligjshmëria e iniciativës së kryeministrit izraelit.

Nëpërmjet një deklarate, Prokuroria ka bërë të ditur se një nga kërkesat për të vlerësuar ligjshmërinë është adresuar nga vetë këshilltari i Netanyahut për siguri kombëtare.

Një sasi e dozave të vaksinave, sipas këtij plani, ishte paraparë që t’u dërgohej disa vendeve të largëta të Afrikës dhe të Amerikës Latine.

Grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut kanë reaguar ndaj planit, duke pretenduar se dhurimi i vaksinave nuk është i drejtë teksa territori palestinez ka mungesë të furnizimit me vaksina.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka bërë thirrje për ndalimin e dërgesave, duke insistuar se rezervat e vaksinave të Izraelit janë pronë e shtetit.

Ai ka kritikuar kryeministrin, duke vënë në dyshim pretendimet e Netanyahut se ka me të vërtetë furnizime të tepërta. Netanyahu, i cili po garon për rizgjedhje në votimet e 23 marsit, ka shënuar një sukses politik me fushatën e vaksinimit të gjysmës së popullatës së vendit me të paktën një dozë.

Izraeli ka rreth 9.3 milionë banorë, 2.5 milionë prej të cilëve veçse janë vaksinuar me vaksinën e “Pfizer/BioNTech”.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...