Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Në ëmbëltoren gjermane gatuhen torta në formë shiringe

Një ëmbëltore në qytetin e Dortmundit në Gjermani po feston vitin e vaksinës kundër COVID-19 me një tortë në formë shiringe.

Nuk është hera e parë që ëmbëltorja “Schuerner’s Baking Paradise” ka shitur gjëra që simbolizojnë me gjendjen me koronavirus. Vitin e kaluar, kur njerëzit boshatisën raftet e dyqaneve nga paniku, ata krijuan torta në formë të letrave të tualetit.

Pronari Tim Kortuem ishte shqetësuar se gatimi i një shiringe të shijshme mund të ishte hap i madh.

Me vaksinimin e njerëzve në shumë shtete të botës, zyrtarët shëndetësorë shqetësohen se ankthi për ilaçet e reja për COVID-19 do të ngadalësojë marrjen e vaksinave.

“Në fillim ishim skeptikë nëse do të ishte shumë e zymtë”, tha ai, shkruan Reuters. “Por, më pas e bëmë. Sepse edhe për ata që kundërshtojnë vaksinën, është qesharake. Është një vaksinë pa efekte anësore. Dhe ti mund të kthehesh prapë të marrësh edhe një sepse është shumë e shijshme”, shton Kortuem.

Nuk ka prova se kjo tortë do të mbrojë blerësit nga koronavirusi. Në fakt, marrë parasysh shtimin e peshës nga ngrënia dhe serioziteti i sëmundjes, mund të bëjë të kundërtën.

Postime të ngjashme

Koronavirusi ngjalli zanatet e harruara

S.B.

Loja e basketbollit për vajzat e shkollës së mesme në SHBA përfundon me një përleshje – më së keqi e pëson arbitri

S.B.

Këta djem në Vietnam përdorin një “Ferrari 488 GTB” për të shitur shalqinj

S.B.

Në 37 ditë, tajvanezi u martua katër herë dhe u divorcua tre herë – arsyeja është e çuditshme

S.B.

Fshati i bukur në distriktin Bishan të qytetit Chongqing– Disa murale në fshat

R Zh

Deshën t’ia vidhnin motoçikletën, pronari i shtëpisë në Angli ndjek hajnat me shkop bejsbolli

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...