Në fokus të zhvillimittë ekonomisë së vendit,Durmishi takoi ambasadorin austriak Pammer

nga D V

Shkup, 26 gusht – Sot për vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ka qëndruar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z. Martin Pammer, i cili është pritur nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Fillimisht ministri e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria ofron në rrugën drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë këto dy vende.

Durmishi ka folur për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punondhe angazhohet edhe ambasadori austriak.

Gjithashtu në takim është biseduar edhe për strategjinë zhvillimore të ministrisë si dhe për riorganizimin e ministrisë së ekonomisë. Tani Ministria e Ekonomisë dhe Punës po bën përpjekje që të krijojë një strategji zhvillimore ekonomike e cila do të lehtësojë procedurat jo vetëm për kompanitë vendase, por edhe për investitorët e jashtëm. Për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme kjo ministri tashmë ka hapur thirrjen për të subvencionuar dhe për të krijuar një mekanizëm më funksional zhvillimor.

Nga ana e ambasadorit austriak, Durmishi ka marrë mbështetje të plotë dhe se përkrahja e vendit mik do të vazhdojë edhe më tutje e gjitha për të përmirësuar ekonominë e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More