Shqipëri

“Në foto jam, por çekun e bebes se mora se më thatë kaloi afati”, Ina Zhupa publikon postimin e gruas te Rama: Kur ke 7 vjet propagandë, nuk kupton hallet e njerëzve

Zhurnal Ads

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me cekun e bebes akorduar nga qeveria. Zhupa ka postuar komentin që një nënë e re ka bërë në postimin e kryeministrin e cila thotë se nuk e ka marrë çekun e bebes.

“Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.” shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!

Përgjigjia e saj flet vetë!

Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.

Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.

Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë.

Postime të ngjashme

Basha: Gjendja e shëndetësisë dhe e ekonomisë kërkon masa urgjente sot më shumë se kurrë. Kostoja e paketës që propozojmë, 312 mln euro për 6 muaj

admin

12 deputetë me Covid, e megjithatë fushata nuk ndalet prej pandemisë

T E

Aksident tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, përmbyset makina

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...