Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në Francë asgjësohen rreth 2 milionë rosa për shkak të gripit të shpendëve

Ministri i Bujqësisë i Francës, Julien Denormandie njoftoi se në 8 rajone në jugperëndim të vendit janë raportuar raste të gripit të shpendëve.

Franca, që është shteti më i prekur nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), nga ana tjetër lufton edhe me epideminë e gripit të shpendëve ku në vend u asgjësuan rreth 2 milionë rosa për shkak të këtij gripit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Bujqësisë i Francës, Julien Denormandie njoftoi se në 8 rajone në jugperëndim të vendit janë raportuar raste të gripit të shpendëve.

“Në rreth 390 ferma është zbuluar grip i shpendëve. Zgjidhja më e mirë e kësaj është asgjësimi i shpendëve që mos të shpërndahet virusi më shumë. Për këtë shkak rreth 2 milionë rosa i asgjësuam.”, tha Denormandie.

Duke theksuar se gripi i shpendëve nuk kalon tek njerëzit ai tha se mund të konsumohet pula, vezë, dhe rosa.

Në nëntor për shkak të kalimit të shpendëve shtegtarë në vend, në 45 rajone që ishin të rrezikuar të infektohen me virus, shpendët u morën në karantinë ose u mbrojtën me rrjet sigurie kundër infektimit me virusin e shpendëve. Gjithashtu u ndalua shitja e shpendëve të gjalla në treg dhe gjuajtja e shpendëve nga ana e gjuetarëve.

Në rajonet jugperëndimore të Francës gjatë dimrit të vitit 2015-2016 dhe 2016-2017 u asgjësuan miliona kafshë pasi që u zbulua dy herë grip i shpendëve.

Franca humbi miliona dollarë në eksport për shkak të epidemive.

Postime të ngjashme

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

‘Të gatshëm për të vdekur’: Protestuesit e Mianmarit mblidhen pas sulmeve brenda natës

T E

Izraeli rihap pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...