Agjencia Zhurnal.mk

Në Francë hospitalizohen 5.226 persona nga koronavirusi, deri tani kanë vdekur 450

Epidemia e koronavirusit deri dje ka shkaktuar vdekjen e 250 pacientëve (78 shtesë për 24 orë) dhe ka detyruar të hospitalizohen 5.226 pacientë ku pothuajse 1.300 gjenden në mjekim intensiv, njofton korrespondentja e MIA-s.

“Gjysma e pacientëve që gjenden në kujdes intensiv janë nën 60 vjeç”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Zherom Salomon i cili ka rekomanduar se epidemia poashtu ndikon mbi të “rinjtë”. Ai ka publikuar se pothuajse 1.600 pacientë e kanë lëshuar spitalin dhe konsiderohen të shëruar.

Profesori Salomon edhe një herë ka ftuar francezët të respektojnë udhëzimet: të mos shkojnë për vikend për shkak “të rrezikut të kontakteve të reja” gjatë kohës së transportit me automjet, në tren dhe në vendngjarje.

Rreziku është në atë se personat mund të transmetojnë virusin pa e ditur se e kanë nga qytetet e mëdha drejt mjediseve rurale ku ka më pak institucione sanitare të aftë të përballen me epideminë.

Sipas profesorit Salomon, deri tani janë bërë 50.000 teste.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...