Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dibër, 14 qershor – Në bazë të konkursit të MASH për regjistrim në vitin e parë, të vitit shkollor 2021/2022, në tre shkollat e mesme komunale, aq sa funksionojnë në komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushe, mundësi për regjistrim kanë 308 nxënës.

“Në institucionin tonë mundësi për regjistrim  në vitin e parë kanë 272 nxënës, në tetë paralele, prej të cilëve tre me mësim në gjuhën maqedone dhe pesë në gjuhën mësimore shqipe, të gjitha drejtime të gjimnazit”, deklaroi Shaban Alajbegu sekretar i gjimnazit të Dibrës “28 Nëntori”.

Shton se nga paralelet me mësim në gjuhën maqedone, dy janë në Dibër dhe një paralele në fshatin Mogorçe, në të cilat gjithsej mund të regjistrohen 102 nxënës. Në gjuhën mësimore shqipe janë 170 të gjithë në Dibër.

Në gjimnazin “ATA” në Qendër Zhupë, kuota për regjistrim në vitin e parë është 68 nxënës, gjegjësisht nga një paralele me mësim në gjuhën maqedone  dhe një në gjuhën turke.

Në SHMK “Mavrovë-Rostushe” në Rostushë, selia e komunës Mavrovë Rostushe, në vitin e parë  të drejtë për regjistrim, sipas konkursit, kanë 68 nxënës, në dy paralele,  të gjitha në gjuhën maqedone.

Ditën e parë minimal është numri i të regjistruarve, sepse zakonisht në afatin e parë regjistrues një pjesë e nxënësve konkurojnë në shkolla tjera të mesme profesionale,  para se gjithash në shkollën e mjekësisë në vend.

Në vitet e fundit kuota për regjistrim në vitin e parë në tre gjimnazet arrinte 544 nxënës,  por rregullisht ajo nuk e plotësonte aas gjysmën, për shkak të numrit gjithnjë e më të vogël të nxënësve, për shkak të migrimit amsiv në vendet e huaja. 

Postime të ngjashme

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

D V

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

D V

Meteoalarm portokali, edhe sot mbi 40 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...