Agjencia Zhurnal.mk
Covid 19 Maqedoni

Në Gjinekologjinë e Shkupit lindë foshnje e infektuar me Covid 19

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Një foshnje e lindur në Gjinekologjinë e Shkupit ka rezultuar pozitiv me Covid 19, informojnë mediat maqedonase nga burime brenda spitalit, transmeton Zhurnal.

Ajo është izoluar në një hapësirë të veçantë, dhe konsiderohet si foshnja e parë e lindur e infektuar. Ajo thuhet të jetë infektuar nga e ëma e saj.

Nga Klinika e Gjinekologjisë e kanë konfirmuar këtë informacion por lënë hapësirë për dyshime përshkak se kjo ka qenë rasti i parë i transmetimit vertikal të Covid 19, diçka që deri tani nuk është dëshmuar se ekziston.

Këtë rast e konfirmoi edhe vet ministri Filipçe i cili tha se edhe foshnja edhe e ëma do të testohen përsëri. Ai gjithashtu tha se nuk dihet si ka ardhur deri tek transmetimi i virusit dhe kjo do të konfirmohet në periudhën e ardhshme.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...