Maqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Monstra” dhe për “27 prillin”

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjimin e dëshmitarëve të propozuara nga mbrojtja.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot gjithashtu duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2020.

Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria.

Për vrasjen e 12 prillit të vitit 2012, akuzohen Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq si dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Postime të ngjashme

Italia kërkon punëtorë nga Ballkani, ja kushtet dhe mënyra si aplikohet

T E

Në vend të orës policore, masa të reja, VMRO nuk do t’i bllokojë ndryshimet ligjore

admin

Parlament, Ligji për mbrojtjen e popullsisë hiqet nga rendi i ditës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...