Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për “Target-Fortesa”

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjyqi për skandalin e përgjimeve, i njohur për publikun si “Target-Fortesa”.

Në seancën e mëparshme, dëshmuan disa dëshmitarë, të cilët folën rreth mbështetjes së jashtme në sistemet e përcjelljes së komunikimeve, përkatësisht për themelimin e Komisionit për shkatërrimin e pajisjeve të DSK-së.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe

disa të punësuar në ish-DSK-në, të cilët ngarkohen se në periudhën 2008- 2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonik.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq, ndërsa aktakuza është e përfaqësuar nga treshja e prokurorëve

Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Gjykimi për lëndën “Target – fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017 dhe ende është në fazën e procedurës dëshmuese.

Postime të ngjashme

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

Hristijan Mickoski pajtohet që rruga jonë e vetme është Bashkimi Evropian

R Zh

“Rusia e interesuar për të penguar perspektiven evropiane të Maqedonisë së Veriut”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...