Në Gjykatën Themelore në Strugë sot janë caktuar katër procese gjyqësore kundër Merkos

nga D V

Strugë, 24 janar – Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko – për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e “audisë”.

Gjykimi i parë sot ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në procedurë provash, duke vazhduar me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri.

Shaqiri, së bashku me shefin e sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski, duhej të merrej në pyetje në seancën e kaluar në tetor të vitit të kaluar është, por nuk ka ndodhur për shkak të mosdorëzimit të duhur tek dëshmitarët.

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ndaj tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për sjellje të pahijshme në detyrë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More