Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Në gjykimin për “organizatorët e 27 prillit” dëshmuan më shumë dëshmitarë të mbrojtjes

Shkup, 28 janar – Spiro Ristovski në vitin 2017 nuk ka pasur kurrfarë funksioni  në VMRO-DPMNE,  këtë e konfirmuan disa dëshmitarë  në seancën e sotme  për gjykimin e organizatorëve në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Dëshmitari Zoran Konjanovski, si anëtar shumëvjeçar i VMRO-DPMNE-së, tha se Spiro Ristovski në vitin 2017 nuk ka pasur kurrfarë funksioni  në VMRO-DPMNE, sepse siç tha Ristovski ka pasur njollë politike si ish anëtar i VMRO-PP.

I pyetur nëse ka qenë anëtar  i grupeve në viber për komunikim mes  funksionarëve  dhe anëtarëve, Konjanovski tha se  ka qenë dhe ende është pjesë e disa  grupeve në viber, për këmbim të të dhënave,  konkretisht për problemet në sektoret  në të cilat jam i njoftuar.

“Unë nuk kam marrë pjesë  në një grup të tillë me komente të cilat kanë të bëjnë me protestat.  Më 27 prill të vitit 2017 isha për vizitë  në komitetin komunal  Vallandovë në takim me  bujqit, sepse isha i njoftuar si ish ministër”, deklaroi Konjanovski.

Në pyetje të prokurores Ruskovska, nëse Ristovski ka pasur njollë politike kur është emëruar  si ministër, Konjanovski tha se në qeverinë e VMRO-DPMNE-së ka pasur persona  të cilët ishin ish anëtarë edhe të LSDM-së.

Dëshmitari Davor Politov, i cili në vitin 2016-17 ka qenë i punësuar në MASH, derisa zëvendësministër ka qenë Spiro Ristovski, tha se më 27 prill të vitit 2017 është dashur  të kenë  ngjarje të përbashkët me ministrin Pishtar Lutfiu –  vizitë  në shtëpinë studentore Pellagonia.

“Kemi pasur  përgatitje të zakonshme para ngjarjes,  e cila duhej të mbahet në orën 12:00. Gjysmë ore para asaj,  nga ministri Pishtar kërkuan nëse mundet  vetëm ta mbajnë ngjarjen. Sapo u anulua ajo ngjarje, Spiro  tha se do të shkojë në shtëpi,  ku ka pasur disa obligime, sepse atëherë ishin në procesin e shpërnguljes. Unë mbeta  deri në fund në punë, dhe pastaj shkova në shtëpi”, tha dëshmitari.

Në protestat  “Për Maqedoni të përbashkët” tha se  ka marrë pjesë dy herë,  me vetëiniciativë.

I dyti ka dëshmuar Ristov Dragan, i cili në vitin 2016 -17 ka qenë kryetar i komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së Dellçevë.

“Nuk kishte vendim për mbështetje të zgjedhjeve, secili individualisht ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Unë  nuk kam ndikuar  te anëtarët e komitetit komunal  dhe lokal për pjesëmarrje  në protestat”, tha dëshmitari.

Ai potencoi se nuk ka pasur kontakt me Spiron dhe Milen për organizimin e personave  për protestat, si dhe se më 27 prill të  vitit 2017 ka qenë në Dellçevë.

Biljana Trajkovska, e cila në vitin 2017 ka punuar  në MASH, si shefe e kabinetit të zëvendësministrit Spiro Ristovski, tha se më 27 prill të vitit 2017, sapo është kthyer nga udhëtimi në Itali,  kanë shkuar me Spiron kur duhej të kthehet  në punë.

“Më tha se atë ditë planifikonte ta vizitojë  ministrin Abdylaqim Ademi, i cili ishte i sëmurë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Ogor Atanasov, i cili në vitin 2017 ka qenë  kryetar i komitetit lokal të VMRO-DPMNE-së  Trubarevo, tha se  si komitet nuk  kanë pasur qëndrim  në lidhje me protestat e “Për Maqedoni të përbashkët”.

I pyetur nëse ka pasur kontakt me Spiro Ristovskin dhe Milen për protestat, dëshmitari tha , se nuk ka pasur kurrfarë kontakti.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Uillma Ruskovska.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 1 shkurt, për kur janë thirrur  më shumë dëshmitarë nga mbrojtja e Spiro Ristovskit.

Të akuzuar në këtë lëndë janë  ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe për Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ato akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...