Maqedoni

Në Gostivar vendosen koshe për grumbullimin e shisheve të plastikës dhe ambalazh kartoni

Zhurnal Ads

Gostivar, 10 shtator – Zhurnal.mk – Vetëqeverisja lokale e Gostivarit do t’i përmirësojë shprehitë e qytetarëve për grumbullimin e ambalazhit të plastikës dhe të kartonit. Në bashkëpunim me NP “Komunalec” në disa lokale do të vendosen koshe me formë të ndryshme.

Nga NP Komunalec informojnë se në fillim koshet nga rrjetat metalike do të vendosen në disa lokacione frekuente nëpër qytet.

Koshet i kanë përpunuar të punësuarit në ndërmarrjen komunale. Tani për tani janë në dy forma. Për grumbullimin e shisheve plastike janë kafaz në formë të një shisheje të madhe, ndërsa për ambalazh kartoni janë kafaz katrorë.

Në ndërkohë është arritur marrëveshje me një kompani e cila do t’i mbledhë mbetjet dhe pas një kohe të caktuar do t’i zbrazë koshet dhe gjërat do t’i dërgojë në riciklim.

Postime të ngjashme

A po shuhet ideja për “Minishengen”?

XH,I

Mickoski propozon që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna për shkak ndotjes dhe pandemisë

admin

Është vazhduar afati për zgjedhjen e ofertuesit për projektim dhe ndërtim të stacionit për ujërave fekale

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...