Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Në Greqi, 2.013 raste të reja dhe 101 raste të vdekjes nga Kovid-19

Në 24 orët e kaluara në Greqi, janë regjistruar 2.013 raste të reja me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 101 persona tjerë, sipas të dhënave zyrtare nga Organizata kombëtare për shëndet publik, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Profesoresha Vana Papaevngelu, anëtare e komitetit kompetent në Ministrinë greke të Shëndetësisë, ë konferencën e sotme të rregullt për shtyp, tha se po zvogëlohet numri i rasteve të reja me Kovid-19, ndërsa javën e ardhshme pritet të ulet numri i të shtruarve në spital dhe shpjegoi se për momentin ka rreth 25.000 raste aktive në Greqi.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se janë mbushur 88 për qind e kapacitetit të Njësive për kujdes intensiv në spitalet në tërë Greqinë.

Nga rastet e reja, numri më i madh është përsëri në Selanik, 545 persona të sapoinfektuar, ndërsa në rrethinën e Atikës ka 319 dhe në Larisa 106 persona.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalas tha se në dy javët e fundit, 18 nga 74 rajone kanë pasqyrë të dobët epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi, janë regjistruar gjithsej 101.287 raste pozitive me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 2.102 persona.

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...