Në gusht shërbimet hotelierike u shtrenjtuan për 5,1 për qind në nivel vjetor

nga D V

Shkup, 5 shtator – Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht në raport me korrikun e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar për 5,1 për qind.

Enti shtetëror për statistika sot kumtoi se krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e Ushqimit për 0,3 për qind, Pijeve alkoolike për 0,3 për qind dhe Akomodimeve për 0,1 për qind.

“Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – gusht 2024, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 5,5 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2023 është rritur për 2,6 për qind”, informoi ESHS.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More