Agjencia Zhurnal.mk

Në Hong Kong hyn në fuqi ligji i ri, ndodh arrestimi i parë – prangoset një burrë që mbante flamurin për pavarësi

Policia e Hong Kongut ka njoftuar sot se ka arrestuar një burrë që mbante flamurin për pavarësi, duke u cilësuar kështu arrestimi i parë sipas ligjit të ri të Kinës sa i përket sigurisë.

Në fotografitë që i ka publikuar në Twitter policia e Hong Kongut, shihet flamuri në të cilin shkruan “pavarësi për Hong Kongun” që është hedhur në tokë në afërsi të trotuarit, e pranë tij qëndronte një burrë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters, ai kishte të veshur një bluzë të zezë me mbishkrim “ta çlirojmë Hong Kongun”.

Në përvjetorin e çlirimit nga Britania e Madhe në vitin 1997, marrëveshja për Hong Kongun parasheh që ky vend të jetë autonom për 50 vjet brenda territorit të Kinës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!