Agjencia Zhurnal.mk

Në Infektivë po trajtohen 55 persona me Coronavirus, një në gjendje të rëndë

Infektologu, Valbon Krasniqi ka dhënë detaje për gjendjen me të infektuarit me Coronavirus në Klinikën Infektive

“Sot po e fillojmë me lajmin e keq, humbjen e jetës të një gruaje shtatzënë e cila nuk arriti ti mbijetojë infeksionit me Coronavirus. Në klinikë kemi 55 pacientë të shtrirë me Coronavirus. 12 prej tyre i kemi me oksigjenoterapi”.

“Kemi një pacient në reparacion intensive gjendja e të cilit është shumë e rëndë e ndjera ka ardhur me datën 15 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje dhe ka qenë në gjendje kritike dhe ka qenë në përcjellje nga infektologu. Të gjithë pacientët monitorohen nga infektologu”, ka thënë Krasniqi, raporton eo.

“Të kemi respekt për rastin sepse është rasti i parë shtatzënë si rasti i parë në Kosovë. Ajo që është fakt është se nuk arriti ti mbijetoj nga Corovarirusi. Jo vetëm personat që humbin jetën nga ky virus por edhe personat ku kanë qëndruar pacientët bëhen dezinfektime sepse është nga masat kryesore”.

“Kemi 5 infermiere të shëruara. Për sot kemi pacientë të cilët kanë rezultuar dje negative për herë të parë. Po presim edhe më shërim mikorobilogjik. Numri i personave te dyshuar kemi 8 paciente mirëpo ndryshon numri nga ora në orë”.

Krasniqi gjithashtu bëri thirrje për të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë maksimalisht rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Coronavirusi.

Aktualisht Kosova regjistron 598 raste të konfirmuara me Coronavirus, 123 të shëruar dhe 16 viktima.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...